Peshkopia.net
Rregullat dhe privatësia
Rregullat e Fletës Rrufe
- Shkruaj me respekt. Fjalori i pistë bllokohet automatikisht.
- Mos përmend me emër persona privatë dhe mos sulm ose shpif askënd. Kritika ndaj institucioneve dhe shërbimeve publike është e mirëpritur.
- Mos publiko numra telefoni, adresa, email ose lidhje (linqe).
- Pa reklama, spam apo propagandë politike.
- Shënimet që raportohen nga disa lexues fshihen automatikisht dhe shqyrtohen nga administratori.
- Administratori mund të heqë çdo shënim që shkel këto rregulla ose ligjin.
Raportimet e problemeve
- Raportimet shfaqen pasi t'i shqyrtojë administratori.
- Fotot rikodohen në server: hiqen të dhënat e telefonit (vendndodhja GPS, modeli, data). Mos fotografo fytyra apo targa makinash.
- Statusi (në pritje, në proces, zgjidhur) dhe historia e progresit përditësohen nga redaksia sipas informacionit nga institucionet.
Si e mbrojmë anonimitetin dhe privatësinë
- Nuk kërkohet llogari, emër apo email për Fletë Rrufe, raportimet dhe sondazhet.
- Nuk ruhet adresa IP. Ruhet vetëm një kod i shifruar që ndryshon çdo ditë dhe shërben kundër spam-it. Edhe ky kod fshihet pas pak ditësh.
- Numëruesi “online tani” përdor të njëjtin kod ditor dhe numëron vetëm vizitat e 5 minutave të fundit.
- Cookie: një cookie sesioni për sigurinë e formularëve dhe një cookie anonime për sondazhet, që të votohet vetëm një herë. Asnjë cookie reklamimi.
- Statistikat e vizitave: Google Analytics (me IP të anonimizuar) ngarkohet vetëm nëse e pranon te banderola e cookie-ve. Shërben vetëm për të parë sa vizitorë ka faqja dhe cilat faqe lexohen më shumë, dhe nuk lidhet me raportimet, shënimet apo votat e tua. Zgjedhjen mund ta ndryshosh kur të duash te Cilësimet e cookie, në fund të çdo faqeje. Ofruesi: Google Ireland Ltd.; të dhënat mund të përpunohen edhe në SHBA.
Regjistrimi në evente
Emri dhe kontakti (email ose telefon) ruhen vetëm për eventin përkatës, i shohin vetëm organizatorët, dhe fshihen automatikisht 30 ditë pas eventit.
Lajmet
Seksioni “Lajme” shfaq titullin dhe një fragment të shkurtër nga burime publike, me lidhje te artikulli origjinal. Të drejtat e përmbajtjes u përkasin autorëve. Nëse je pronar i një burimi dhe dëshiron ta heqësh ose ta ndryshosh, na shkruaj.